Polemika të shumta pati në seancën e sotme të parlamentit mes Rudina Hajdarit dhe kryeministrit Edi Rama.

Për të folur për këtë në Top Talk ishte e ftuara vetë Hajdari, ku ndër të tjera komentoi edhe operacionin Forca e Ligjit.

Hajdari e cilëson këtë të fundit si propagandë nga mazhoranca qeverisëse.

Çdo lloj nisme që ka për qëllim luftën ndaj krimit të organizuar gjithmonë do mirëpritet, por ky i radhës na u duk si një propagandë nga Rama. Nuk e besoj fare se Rama e ka seriozisht, për më tepër që ka probleme si akte normativ që bien ndesh me Kushtetutën, ne jemi shprehur kundër edhe në Komisionin e Sigurisë.

Rama erdhi sot në foltore dhe foli sikur nuk kishte qenë ai kryeministri i vendit për 7 vite, e trajtoi si një problem me të cilin ai sapo është njohur dhe po bën çdo gjë për të luftuar krimin e organizuar , ndërkohë që ky është një problem që ekziston prej kohësh.

Prandaj dhe unë në replikën time ndaj Ramës i thashë, kur ai përmendi statistikat se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më keq se ç’është sot, sidomos për faktin që krimi i organizuar është rritur kohët e fundit. Organizatat mafioze shqiptare janë bërë nga më të rrezikshmet në Evropë.

Burimi i gjithë këtyre organizatave vjen nga Shqipëria dhe është një problem i madh sepse, droga që eksportohet Nga Shqipëria në vende të tjera të Evropës, përbën një problem të madh për këto vende, një hendek goxha i madh sidomos kur bëhet fjalë për procesin e Integrimit dhe ndërkohë Rama flet për këtë sikur sapo ka ndodhur si gjë.

Pra si erdhi nevoja për këtë akt normativ? Të pranojmë njëherë faktet që krimi i organizuar ka lulëzuar këto vite dhe është rritur. vetëm një raport i ditëve të fundit tregoi se Shqipëria në 4 vite ka pastruar një shifër prej 2.2 miliardë dollarësh, që është një shifër marramendëse”.

E pyetur për aksionet e OFL, nëse janë si show apo jo, Hajdari tha: Dua vërtet ta besoj që Rama po e bën këtë me qëllim të mirë, por me sa kam prë dhe mënyrën se si po përdoret, duke çuar letra etj duke krijuar këtë spektakël mediatik. Pra është gati qesharake nga mënyra se si po ndodh. Deri tani unë nuk shoh rezultate konkret.

“Mënyra se si po ndodh dhe ky kryeministër ka 7 vite në këtë detyrë dhe ka përgjegjësinë kryesore për faktin që krimi i organizuar është rritur në Shqipëri atëherë si mund të kem unë besim që ky do e luftojë krimin e organizuar”, tha ajo më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA