Turqia do të pozicionojë një mijë forca speciale policore përgjatë kufirit të saj me Greqinë të enjten për të ndaluar rikthimin e migrantëve drejt territorit të saj.
Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm Suleyman Soylu i cili shtoi se autoritetet greke kanë plagosur 164 migrantë.
“Ata kanë plagosur 164 persona dhe po përpiqen të rikthejnë 4,900 të tjerë në Turqi, Ne po vendosim një mijë policë të forcave speciale në kufiri për ta parandaluar këtë”, tha zoti Soylu për gazetarët gjatë një konference në krahinën Edirne që ndodhet në kufirin veriperëndimor të vendit
Burime qeveritare greke bënë të ditur të enjten se Greqia ka smbrapsur afro 35 mijë migrantë që janë përpjekur të hyjnë në territorin e saj në mënyrë të paligjshme që kur Turqia hapi kufirin rreth një javë më parë. Të njëjtat burime thanë se po përgatitet të dëbojnë me qindra të tjerë që ai dolën të futën në Greqi. Me mijëra migrantë iu drejtuan Greqisë pas njoftimit të Ankarasë më 28 shkurt se do t’i lejonte migrantët të kalonin kufirin e saj në drejtim të Evropës, duke hequr dorë prej një marrëveshje të arritur me BE-në për t’i mbajtur azilkërkuesit në territorin e saj.
Qindra migrantë janë futur në Greqi, shumë prej tyre nga deti duke arritur në ishullin grek të Lesbosit e në ishuj të tjerë. Ankaraja dhe Athina kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të tepruar force në zonën kufitare, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur përleshje mes migrantëve dhe forcave të sigurisë./VOA/
Top Channel