Dyshohej për Koronavirus/ Dalin analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë, grip sezonal

05/03/2020 12:19

Kanë dalë analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në spitalin e Korçës dhe analizat ishin dërguar për të parë nëse kishim të bëjmë me Koronavirus apo jo.

Ditën e sotme kanë dalë edhe analizat, ku është konfirmuar se ishte grip sezonal bëjnë me dije burime për Top Channel.

Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA