Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar rastet e parë me koronavirusin e ri. Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Sheranic pohoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për një punëtor që ka qenë në Itali dhe është kthyer në Banja Llukë. “Ai u transferua në një qendër klinike.
Bashkëshortja e tij rezultoi negative, por fëmija është pozitiv me korona virus”, tha ministri duke mos e përjashtuar mundësinë që rastet të shtohen. Thirrja që ai u drejtoi qytetarëve është të kujdesen për higjienën personale.
Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme gjatë ditës për të diskutuar mbi situatën. Në të gjithë botën, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të virusit, nga të cilat mbi 80,000 janë në Kinë. Bilanci i vdekjeve kapërceu shifrën 3000, teksa epidemia nuk po frenon. Edhe pse OBSH-ja nuk e pranon, ministri gjerman i shëndetësisë e artikuloi hapur se tashmë gjendemi përballë një pandemie botërore. Dhe në Gjermani, siç u shpreh ai, ajo ende nuk e ka arritur pikun e saj.
Autoritetet gjermane patën relativisht sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në muajin janar, që lidhej me një vizitor kinez. Por virusi ka rezultuar më i vështirë për t’u kontrolluar pasi u shfaqën raste të reja dhe kur ai u përhap në Renaninë Veriore-Vestfalinë dhe në Baden-Wurttemberg. Në Itali ndërkohë shkollat janë mbyllur deri në 15 mars. CNN e përshkruan vendin tonë fqinjë si “vatrën e virusit“ ; prej andej përmes udhëtimeve Covid 19 është përhapur ne mbare boten sipas gjigandit televiziv amerikan. Bilanci I viktimave ne Itali mbërriti 107, ndërsa të prekurit janë mbi 3000. Edhe Zvicra ndërkohë shënoi vdekjen e pare nga koronavirusi.
Top Channel