Trendi shokues, objekte mbi kocka për të vërtetuar sa të dobëta janë

04/03/2020 19:55

Një trend sa shokues aq edhe shqetësues po përhapet me shpejtësi ne rrjete sociale.

Për të vërtetuar sa të dobëta janë në fizik, vajzat kanë nisur të postojnë foto duke vendosur objekte si buzëkuq apo monedha mbi kockat e trupit.

Qindra përdoruese të internetit nisën të ndanin online versionin e tyre të kësaj “sfide” pasi një aktore kineze demonstroi fillimisht këtë “aftësi”.

Në videon ku balancon mbi trup buzëkuqin Chen Shu shkruan: “Zbulova një aftësi të vërtetë. Ejani e provojeni këtë sfidë me mua,”.

Në vetëm 24 orë, klipi arriti rreth 200 milionë klikime në website-n “Weibo” . Shumica e ndjekëse komentonin se duhet të kishin patjetër një fizik aq të dobët sa ajo, e se ishin të mahnitur me videon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel