Në vendin tonë nuk kemi asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me virusin e frikshëm, këtë e konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat, nga mbledhja e task forcës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar se “Ne deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri”.

“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”- tha ajo.

Sipas ministres, në vend janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative. “Dje bëmë 6 testime për rastet e dyshuara dhe ato kanë rezultuar negative”- tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA