“S’ ka Shqipëri, ka 3 tepsi”,  ja çfarë s’dini për protestuesin e famshëm të Tiranës!

04/03/2020 19:42

Dilaver Nelaj, protestuesi që del kundër të gjithëve me shkrime nga më të çuditshmet nëpër duar, ishte i ftuar  ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai hyri në studio duke mbajtur në dorë pankartën e  famshme “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, duke shpjeguar se del në protestë sa herë që e ndjen dhe se nuk është përkrahës i asnjë partie politike.

Sipas tij, parlamenti shqiptar është i përfaqësuar jodenjësisht nga njerëz që shohin vetëm interesat e tyre personale.

I shkëputur nga familja dhe nga qyteti i tij i lindjes, 55 vjeçari tregoi se do të vazhdojë të ngrejë zërin siç ka bërë deri tani dhe se nuk ka ndërmend “të blihet” pavarësisht çmimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA