Është mbyllur teksti i shkruar për projekt vendimin për ndërtimin e 3400 shtëpive të para. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook.
Rama shkruan se për ndërtimin e 3400 shtëpive do jepet një fond prej 8.7 miliardë lekë. Ky projekt vendim do të miratohet nesër.
Ja statusi i plotë i Ramës:
Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliarde lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme?
Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin?
#SëBashku?#DerinëFund?
Top Channel