“Ndaloni virusin, nxitoni: Dua të kthehem në shkollë për të luajtur me miqtë e mi dhe të shoh përsëri mësuesit.” Ky është apeli i një fëmije 4-vjeçar i quajtur Thomas, nga Somaglia (Lodi), bërë për karabinierët.
“Ai u zgjua me idenë e bërjes së një vizatimi për t’ia dhënë më pas karabinierëve” tha nëna e 4-vjeçarit.
Ai në fletën e bardhë kishte pikturuar karabinierët që arrestojnë koronavirusin dhe më pas ua ka dorëzuar vizatimin dy karabinierëve në zonë.
“Kur të dy karabinierët na panë, ata dolën nga makina, e pyetën për emrin e tij dhe e falënderuan për dhuratën, të impresionuar nga kërkesa e pazakontë e djalit tim”, vazhdon gruaja.
“Njëri prej tyre, i kërkoi që të nënshkruajë vizatimin”
“Ishte një moment vërtet i këndshëm” përfundon nëna e artistit të vogël.
“Unë nuk isha në gjendje ta fotografoja dorëzimin e vizatimit sepse isha shumë i emocionuar dhe nuk dija nëse mund t’i portretizoja ata dy policë të rinj, aq të sjellshëm dhe të dobishëm. Shpresojmë që gjendja të kthehet përsëri në normalitet, pasi djali im e dëshiron pafund.”
Top Channel