“Nuk e duam koronavirusin tënd”/ Publikohen fotot e 4 agresorëve që dhunuan studentin në Londër

04/03/2020 17:19

Koronavirusi përveçse po merr shumë jetë njerëzish është kthyer edhe në një faktor për nxitjen e urrejtjes. Së fundmi një student nga Singapori por që jeton në Londër u sulmua befasisht vetëm për shkak të pamjes së tij karakteristike aziatike duke e akuzuar për përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Së fundmi mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar imazhet e katër burrave të cilët sulmuan studentin, Jonathan Mok.

23-vjeçari tha se sulmi ndodhi ndërsa ai eci përgjatë rrugës Oxford në Londrën qendrore rreth orës 9.15 pasdite e 24 shkurtit, por edhe pse hetimet vijojnë ende agresorët jetojnë të lirë.

Si pasojë e dhunës studenti pësoi disa fraktura në fytyrë madje, ai ka pohuar se mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve.
 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA