Meta rikthehet te 2 marsi: E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër në pikëpyetje për të rinjtë

04/03/2020 11:07

Presidenti Ilir meta i është rikthyer sërish manisfestimit të dy Marsit.

Ai në një status në facebook ndërsa ka shpërndarë fjalën e studentes ekselente, Oneida Skënderi, thotë se: E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.

Postimi i Metës

E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.

Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetra mijra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! ??
NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME! ??

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA