Një aksident ka ndodhur në Bulqizë.
Mësohet se një nxënës është përplasur nga makina, ngjarje kjo e ndodhur në Fushë Bulqizë, te shkolla e mesme “Asllan Keta”. Burime nga spitali bëjnë të ditur se për fat të mirë, nxënësi është jashtë rrezikut për jetën.
Si për ironi të fatit, pak ditë më parë, nxënësit ngritën shqetësimin e lëvizjes së makinave me shpejtësi. Në një kronikë të Top Channel-it, ata kërkonin ndërhyrje nga policia për të marrë masa sa i takon këtyre drejtuesve të mjeteve.
Rreth orës 12.40, në qendër të njësisë administrative Fushë- Bulqizë, shtetasi E.K, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, ka aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasen A.Xh, rreth 18 vjeçe.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel