I vetmi orangutan i njohur në botë, albin, është pikasur i gjallë dhe në shëndet të mirë në një pyll shiu në Borneo, më shumë se një vit pasi u la i lirë në natyrë.

Alba, një primat me sy blu, i mbuluar me qime të bardha, u mor në 2017 nga një kafaz ku mbahej nga disa fshatarë në seksionin indonezian të Borneos, i njohur si kalimantan.

Alba u la e lirë në natyrë në fund të 2018. Këtë javë, një fondacion që merret me kafshët në Borneo, tha se Alba, ishte parë ndërsa ekspertët po monitoronin tre orangotanë të tjerë që ishin lënë të lirë së fundmi.

Shpëtimi i Albës ishte një lajm i rrallë pozitiv për speciet në rrezik zhdukjeje, që kanë parë habitatin e tyre të reduktohet në mënyrë drastike gjatë dekadave të fundit, për shkak të shkatërrimit të pyjeve dhe kontrabandistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA