Koronavirusi/ Në Angli regjistrohen 34 raste të reja të infektuar brenda një dite

04/03/2020 16:55

Tridhjetë e katër raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar.  Kështu numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në Angli ka shkuar në 85.

Zyrtarët shëndetësorë nuk pranuan të zbulonin saktësisht vendndodhjet e  të prekurve në Britani të Madhe, megjtihatë pohojnë se 80 kanë qenë brenda Anglisë, tre në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore. Rastet e reja kanë shtuar frikën e një përhapje më massive në ishull.

Katër nga rastet e reja të koronavirusit (tre në Angli dhe një në Skoci) u infektuan brenda Anglisë, ndërsa 31 pacientët e tjerë (29 në Angli dhe një në Skoci) ishin infektuar jashtë vendit. Shumica prej tyre në Itali që është qendra e koronavirusit me përhapjen më massive në Evropë.

Këto shifra vijnë në një kohë ku shefi i mjekësisë në Angli, mëngjesin e sotëm bëri një paralajmërim ku tha se koronavirusi do të vriste britanikë.

Mesazhi trishtues i profesorit Chris Whitty për 66 milion banorët e Britanisë erdhi pasi Kryeministri Boris Johnson pranoi dje se jeta e njerëzve mund të duhet të mbahet në pritje deri në tre muaj për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Sipas ‘planit’ të qeverisë, shkollat ​​mund të mbyllen, miliona persona mund të jenë të detyruar të punojnë nga shtëpia dhe njerëzve u është këshilluar që të ndalohen të frekuentojnë zona publike me shumë popullsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA