Koronavirusi/ Mungesa e maskave detyron udhëtarët të veshin në kokë kova, qese plastike

04/03/2020 17:52

Teksa epidemia e Covid-19 vazhdon të përhapet, njerëzit në Britani kanë nisur të marrin disa masa sa ekstreme aq dhe qesharake për mbrojtjen e vetes nga sëmundja.

Ekspertët kanë paralajmëruar se mbrojtja më e mrië është ruajtja e higjenës personale dhe evitimi i kontakteve me persona të tjerë, por duke parë mungesën e maskave të fytyrës disa udhëtarë të transportit publik kanë nisur të “prodhojnë” vetë maskat në forma të çuditshme letrash, qesesh plastike supermarketi ose thjest kova transparente që i vendosin në kokë.

Në trena e autobuzë në Britani po shihen përshtatje personale nga më qesharaket siç ishte ajo e një qeseje supermarketi e vendosur nëokë, e siguruar në mbyllje me një shall te dorezat.

Njerëzit kanë shpërndarë fotot në rrjetet sociale duke komentuar se më shumë se mbroje masat janë një rrezik vetë-mbytjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA