25/11 22:20
Një komentues në YouTube ka hyrë dje fshehurazi në sallonin e automobilëve në Gjeneve që u anullua nga frika e epidemisë së koronavirusit, dhe ka shpërndarë pamjet e shfaqjes së munguar.
Organizatorët u detyruan të anullojnë shfaqjen e përvitshme pasi qeveria zvicerjane ka ndaluar të gjitha grumbullimet publike me më shumë se 1000 njerëz, prej sëmundjes.
Shfaqja duhet të hapej më 4 mars ndërsa për publikun e gjerë nga e mërkura 5 mars.
Disa automobilë të rinj do të prezantoheshin në event nga prodhuesit por e bënë këtë në faqen online.
Blogeri e fotografi George Williams shëtiti duke filmuar në ambjentet e prezantimeve, teksa ato ishin duke u çmontuar prej anulimit.
Top Channel