KLP zhvilloi seancën e sotme në praninë e 9 anëtarëve.
Me propozim të dy anëtarëve janë miratuar 2 propozime për të vendosur në rendin e ditës, për një shtesë në “Rregulloren për caktimin te perkohshem te prokuroreve” dhe në “Rregulloren për verifikimin e kancelarëve në detyrë”.
Në mbledhje u miratua me shumicë votash projektakti për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për një periudhë 5 vjeçare duke filluar nga dt.04.03.2020.
Pasi u njoh me vendimin e dt.27.02.2020 te KPA dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, Këshilli miraton projektakti për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.
Top Channel