Helmohen gjimnazistët/ Fier, 58 nxënës dhe 2 mësues përfundojnë në spital prej “peper spray”

04/03/2020 20:09

Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme janë dërguar me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes. Burime brenda spitalit bëjnë me dije se në ambientet e shkollës është spërkatur me “gaz piper”.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë. Herën e parë në spitalin e fierit morën ndihmë mjekësore 7 nxënëse dhe 3 punonjëse, ndërsa sot numri i personave të dëmtuar, kryesisht nxënës është disa herë më i madh, ndërkohë që zyrtarisht deklarohen vetëm 30.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbarim të pushimit të madh në ambientet e brendshme gjimnazit. Dhjetëra ambulanca transportuan me shpejtësi personat e dëmtuar ndërkohë që spitali i fierit kërkoi ndihmë nga materniteti për infermierë dhe barelë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA