Helmimi në gjimnazin e Fierit, nxënësi: Kam frikë të rikthehem, s’e kam dashur kurrë këtë shkollë

04/03/2020 12:50

Situata e pak ditëve më parë është përsëritur sërish në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ku disa nxënës kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë zhvillimi të një ore mësimore në lëndën e Biologjisë.

Teksa ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, ndonëse sipas policisë dyshohet se në ambientet e godinës arsimore është hedhur sprajt piperi nga një nxënës, Top Channel ka mundur të sigurojë dëshmitë e disa nxënësve dhe prindërve.

“Thjesht gaz, u ndje era e gazit, si e bombolës kur shpërthen. Ishte në orën e pushimit, të gjithë ishim gati për të hyrë në klasë, unë isha te kati i parë, era e gazit erdhi nga kati i dytë i godinës së vjetër përballë me rrugën. Ishte akoma më keq se herën e parë”, tregon një vajzë.

“U hap panik që dilni të gjithë jashtë. Dolëm të gjithë jashtë dhe aty morëm vesh që ndodhi si herën e parë. dolëm të gjithë jashtë shkolle, nuk po dinim çfarë të bënim”, rrëfehet një tjetër nxënës.

“Mori në telefon çupa, tha jam sëmurë. Tani është mirë, i dhanë ndihmën e shpejtë”, shprehet për mediat babai i një prej nxënëseve.

“Na thanë profesorët dilni përjashta. Ishte një vajzë, u trullos shumë keq. Kam frikë të rikthehem, është shumë keq. Unë nuk e kam dashur kurrë këtë shkollë se e di çfarë kushtesh ka. Nuk ka siguri; ja herën e parë ishte aksident, po kjo e dyta ishte shumë keq se ishim shumë njerëz”, flet një i mitur.

“Sot djali më ka ardhur në shtëpi, ma ka sjellë shoku i ngushtë në gjendje që nuk e kisha parë ndonjëherë”, deklaroi një prind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA