Gruaja akuzohet se vrau të bijën 1-muajshe: O zot jam një nënë kaq e keqe

04/03/2020 16:50

Një ekonomiste, e akuzuar për vrasjen e foshnjës së saj 1-muajshe, e penduar mësohet se ka thënë para trupës gjykuese: Zoti im, unë jam një nënë kaq e keqe.

Clare Sanders, dyshohet se vrau të bijën e saj 1-muajshe Eva. Gjykata ka mësuar se vetëm një javë para se vogëlushja të vdiste, e ëma kishte kërkuar në internet në lidhje me sindromën e tundjes së bebeve dhe zyrtarët aludojnë se vdekja e vogëlushes është shkaktuar nga këto teknika. Referuar dëshmisë së Clare, ditën që vogëlushja kishte humbur jetën, ajo së bashku me të dashurin Tom Vaitkevicius, ishte duke pirë pije alkoolike në ambientet e shtëpisë, ndërsa vogëlushja ndodhej në karrocë pranë dritares.

Sakaq, përgjigjet e ekspertizave mjeko-ligjore dëshmuan se vogëlushja Eva, kishte pësuar një dëmtim në tru dhe në shtyllën kurrizore. Clare e kujton kështu momentin e fundit që ka mbajtur në krahë të bijën.

“Eva ndodhej në karrocë shumë pranë dritares. Në momentin që e mora në krahë ajo volli qumësht dhe më pas gjak. Në këto moment unë bërtita dhe Tom hyri menjëherë në dhomë. Unë i thashë se Eva nuk po merrte frymë. Ishe një moment paniku, nuk mund të kujtoj më më shumë”,u shpreh gruaja.

Megjithatë, Clare dhe Tom i kanë mohuar akuzat e vrasjes dhe e kanë konsideruar vdekjen si natyrale. Hetimet vijojnë vijon…

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA