Venecia është një ndër qytetet që po e vuan më së shumti përhapjen e koronavirusit.
Ky qytet që vizitohet nga miliona turistë kohët e fundit me përhapjen në masë të virusit vdekjeprurës duket se po “braktiset” nga vizitorët.
Pamjet e shkrepura në qytet tregojnë kafene boshe, gondola të shtrirë të pashfrytëzuara në kanalet e famshme dhe vetëm disa turistë që grumbullohen rreth Sheshit historik të Shën Markut.
Disa gondolierë dhe stafi i restoranteve që zakonisht përballen me kërkesë të lartë nga 30 milion vizitorët vjetorë, shihen duke qëndruar në sheshet e qytetit dhe rrugicat me pak gjëra për të bërë.
Pjesë të tjera të Italisë kanë mbetur gjithashtu bosh, qytete si Firence, Sienna dhe Roma, të gjithë pikat e “nxehta” të turistëve ku mijëra vizitorë udhëtojnë nga e gjithë Evropa dhe pjesa tjetër e botës.
Personi që filmoi rrugët boshe tha që qyteti dukej ‘surreal’ ai shtoi se ata kurrë nuk e kishte parë si në këtë gjendje.
Top Channel