Policia e Lezhës ka bërë me dije se ka proceduar penalisht dy persona pasi kanë djegur goma në qytet duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Ata janë E.O.,38 vjeç dhe B.K.,19 vjeç, banues në Lezhë.

 Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë proçeduar penalisht  shtetasit:

-E.O.,38 vjeç dhe B.K.,19 vjeç, banues në Lezhë

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen “Skënderbeg” , kanë djegur dy goma duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Materialet hetimore u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale në ngarkim të tyre “Ndotje e mjedisit” dhe “Vetëgjyqësia” ,të parashikuara nga nenet 201 dhe 277 të Kodit Penal.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA