Markë luksoze italiane e makinave Pininfarina po feston ditëlindjen e 90-të me një version të kufizuar prej 2.9 milion dollarësh të super makinës së saj elektrike Battista.
Sipas kompanisë, “Battista Anniversario” do të jetë makina më e fuqishme në rrugë e prodhuar ndonjëherë. Do të jetë aq e kufizuar në fakt, sa do të prodhohen vetëm pesë të tilla, të gjitha me dorë. Gjithsej, Pininfarina do të krijojë vetëm 150 makina Battista, përfshirë dhe pesë Anniversariot.
Prodhimi pritet të nisë nga fundi i 2020-tës.
“Bisha duhet të ishte prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë, por eventi u anulua për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Gjyshi im gjithmonë e kishte vizionin që një ditë, do të kishte një gamë të pavarur të makinave të markës Pininfarina,” tha kreu i kompanisë, Paolo Pininfarina.
Battista Anniversario, sipas tij, është një lloj homazhi për të, për të kremtuar 9 dekadat e karrocerisë që ai filloi, duke u kthyer kështu në një mënyrë të lavdishme për të lidhur të shkuarën me të ardhmen e automjeteve. Me katër motorë elektrikë që gjenerojnë 1.900 kuaj fuqi, Anniversario ka një shpejtësi më të lartë sesa ajo e Battistas, duke mbërritur në 349 km/h.
Ish-piloti i formula Një, Nick Heidfeld, i cili e ka testuar Battistian-in, tha se nuk ka ngarë asnjëherë automjet më të fuqishëm.
Top Channel