Bota po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe marrja e vendimeve bëhet sa herë e më e vështirë.
Këtu futet intuita, ajo ndjesia e brendshme që në shumë raste na tregon rrugën e ‘duhur’, përtej racionalitetit.
Dituria e brendshme që shkon përtej caqeve të llogjikës aktivizohet në mënyrë të pavullnetshme por ndonjëherë mund të interpretohet në mënyrë të gabuar.
Roli i saj në marrjen e vendimeve i ka ndarë ekspertët në dy grupe.
Daniel Kahneman, ekspert i ekonomisë dhe fitues i çmimit Nobel, sugjeron se njeriu ka dy sisteme llogjike: i shpejti dhe i ngadalti.
Sistemi i parë i të arsyetuarit është i shpejtë dhe bazohet tek intuita. Ai është më i prirur të gabojë, por është i dobishëm për mbijetesën, identifikimin e rreziqeve dhe mundësive premtuese.
Sistemi i dytë është më i ngadaltë, racional dhe bazohet tek llogjika dhe analiza kritike. Sipas këtij të fundit, njeriu ka më pak gjasa të marrë vendime të gabuara.
Ekspertë të tjerë mendojnë se intuita është një formë e inteligjencës superiore, por të pandërgjegjshme.
Sipas tyre, njerëzit rrallë herë marrin vendime racionale, sidomos kur përballen me probleme komplekse.
A Duhet T’i Besojmë Intuitës?
Një faktor që duhet marrë në konsideratë në krahasimin e të dy qasjeve është eksperienca.
Një njeri me përvojë si në probleme, në zgjidhjen e tyre dhe në sfida e ka më të lehtë të krijojë një urë bashkërendimi mes intuitës dhe llogjikës së ftohtë.
Kombinimi i të dyjave është një mënyrë shumë më solide në marrjen e një vendimi apo zgjidhjen e një problemi.
Ekspertët bien dakord në një pikë. Llogjika dhe intuita nuk shkojnë domosdoshmërisht në kahe të kundërta dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën.
Ata thonë se në marrjen e një vendimi, njeriu duhet ta dëgjojë zërin e brendshëm, të mos e neglizhojë atë por të vëjë në punë edhe racionalitetin dhe llogjikën./AgroWeb
Top Channel