Edhe ushtria shqiptare nuk është imune nga ngacmimet seksuale ndaj vajzave dhe grave pjesë e forcave të armatosura. Sipas një studimi të PNUD-it vite më parë, 1 në 12 femra në ushtrinë shqiptare kishte rënë pre e ngacmimit.

Ministrja e mbrotjes Olta Xhacka deklaroi se ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet Forcat e Armatosura edhe më moderne se ato shqiptare.

Për nga vetë natyra e mbyllur e ushtrisë nuk jepet informacion për raste konkrete, por statistikat e NATO-s ku bën pjesë dhe Shqipëria flasin se deri në 2018 deri, 38-40% e vajzave dhe grave në ushtrinë më të mëdha e moderne, kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale.

Sot 18.2% e personelit civil dhe ushtarak në Forcën e Armatosur janë gra e vajza, ndërkohë që vetëm për vitin 2019 – 2020, 35.4% e oficerëve të rinj të graduar janë gra e vajza.

Ministria e mbrotjes në bashkëpunim me PNUD prezantoi dhe një pakete me politika kundër ngacmimit seksual në FA. Sipas ministres kjo paketë, është një nga gurët e themelit të transformimit dhe emancipimit të FA.

Dokumenti synon të parandalojë dhe reduktojë të gjitha format e dhunës, ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është institucioni i dytë publik me një politikë kundër ngacmimit seksual.

Top Channel