Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
Aktori James Franco ka mohuar pretendimet se ai shfrytëzoi seksualisht studente femra. Ai thotë se femrat e filluan këtë histori të ndyrë me idenë e tërheqjes së vëmendjes së publikut.
Franco ka paraqitur një kundërshtim me shkrim për një padi të ngritur në tetor 2019 nga Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal. Ai pretendon se akuzat e tyre janë “të ndyra” dhe se janë “të uritura për vëmendje”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista “People”.
“Megjithëse detajet e ndyra të akuzës së tyre ishin ushqim i shkëlqyeshëm për tabloidet, procesi gjyqësor është gjithashtu i pabazuar ligjërisht, me qëllim të marrjes të sa më shumë publicitetit. Ky proces është kulmi i një fushate të pamëshirshme që padrejtësisht shkatërroi reputacionin e fituar me forcë të një vlere njeriu, “thuhet në ankesë. Aktori mbylli shkollën e tij të aktrimit Playhouse West Studio 4, në vitin 2017. Tither-Kaplan akuzoi Franco për shfrytëzim seksual në janar 2018 me katër femra të tjera, dhe storia u botua në “Los Angeles Times”.
Kaplan tha se Franco hoqi sytjenat e saj ndërsa filmonte skenën e seksit në filmin “The Long Home”, në vitin 2015.
“Kuptova shumë shpejt që këtij djali nuk i thuhej ‘jo’. Ishte një abuzim i pushtetit dhe kishte një kulturë të shfrytëzimit të femrave që nuk janë të famshme dhe janë të zëvendësueshme”, tha ajo. Në tetor, Tither-Kaplan dhe Gaal akuzuan Franco dhe partnerët e tij të biznesit për përfshirje në “sjellje seksuale të papërshtatshme ndaj studenteve femra, duke abuzuar me pozitën e tyre si punëdhënës dhe duke i kushtëzuar ato si mundësi për role në projektet e tyre”. Të dyja ato thonë se rrethanat “çuan në ngacmim dhe shfrytëzim seksual brenda dhe jashtë klasave”.
Ato akuzojnë Franz për diskriminim seksual, ngacmim seksual dhe mashtrim. Avokati Michael Plonsker ka mohuar akuzat në emër të aktorit.
Top Channel