Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin 02/03 22:59
Një 24-vjeçar është gjendur i vdekur në makinën e tij VV Polo, pas një sulmi makabër. Teksa po udhëtonte në orët e vona të natës në rrugët e Londrës i riu është sulmuar me thikë brenda makinës së tij.
Viktima, është goditur për vdekje vetëm 15 minuta pasi është larguar nga shtëpia dhe i tha lamtumirë të dashurës dhe foshnjës të tij të porsalindur.

Ai u gjet nga policia me plagë në trup në orët e para të mëngjesit dhe automjeti i tij ishte përplasur me një makinë të parkuar aty pranë.

Detektivët besojnë se viktima, nga Edgware, u sulmua në një park makinash disa minuta para përplasjes. Policia po heton mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel