Një ishull i madhësisë së Windsor Castle është zbuluar në Antarktida pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga temperaturat e larta rekorde deri në 20 gradë Celsius.
Një grup i kërkuesve polarë nga projekti Thwaites Offshore Research (THOR) vërejtën ishullin gjatë kalimit të tyre përmes Pine Island Bay në Polin Jugor.
Ishulli u pagëzua me emrin Sif sipas perëndeshës norvegjeze të pjellorisë dhe familjes, e cila ishte gjithashtu gruaja e perëndisë luftëtar Thor, nga ekipi kërkimor i akullnajave THOR.
Shkencëtarët thanë se ishulli përbëhet nga graniti dhe banohet nga fokat.Ata shpresojnë tash të zbulojnë më tepër rreth përbërjes së ishullit, pas përfundimit të udhëtimit të tyre deri në fund të muajit mars.
Top Channel