Qenda ruse e ndërmjetësiit në Siri tha sot se pala turke nuk mund të mbështetet më te Rusia për sigurinë e avionëve të saj në Siri pas rrëzimit të një avioni sirian nga artileria turke në Idlib.
“Komanda e trupave ruse nuk mund të garantojë sigurinë e avionëve turkë në qiejt e Sirisë”, tha kreu i qendrës ushtarake ruse Admiral Oleg Zhuravlev.
“Mes përkeqësimit të rëndë të situatës, qeveria sitriane ka mbyllur hapësirën e saj ajrore në veriperëndim të vendit, përfshirë dhe Idlib”.
Ministria turke e mbrojtjes tha se ka nisur një ofensivë të gjerë në Siri prej të dielës me qëllim kundërpërgjigjen ndaj ushtrisë siriane pas vdekjes së më shumë se 30 ushtarëve të saj.
Në fundjavë lideri turk Rexhep Tajip Erdogan ka nxitur presidentin Vladimir Putin “të mos bëhet pengesë” për operacionin turk në Siri, ndërsa Rusia u përgjigj duke thënë se është i vetmi shtet që forcat e saj në Siri janë dislokuar në mënyrë legjitime.
Top Channel