
25/02 18:48
Pas lirimit të pengjeve nga qendra tregtare Greenhills Mall në Manila, ish-punonjësi i shkarkuar që mbajti peng rreth 30 njerëz për disa orë, u dorëzua te autoritetet, në momentet e kapura nga kamerat kur agjentët i hidhen sipër duke e neutralizuar.
Në video duket sulmuesi Archie Paray duke folur në publik për mediat, menjëherë pas të cilës policët në rroba civile i hidhen me stil “kapja e ariut” duke i neutralizuar krahët e këmbët, megjithse tha se po dorëzohet paqësisht.
Top Channel