Merkeli “e trembur” nga Musk? Ish-kancelarja: Zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar
24/11 11:14
Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me përfaqësuesit e grupeve të migrantëve për t’i siguruar ata që qeveria e merr seriozisht çështjen e racizmit, pas disa sulmeve nga aktivistët e djathtë ekstrem në muajt e fundit.
Merkel tha se qeveria kishte filluar tashmë një paketë masash pas sulmit në një sinagogë në Hale muajin e kaluar dhe shprehu shpresë se do të kishte një efekt, raporton AP.
“Por kjo nuk do të ndryshojë se si ndjeheni”, u tha kancelarja migrantëve, duke shtuar se ajo dëshironte të dëgjonte se çfarë mund të bënte më shumë qeveria për të siguruar të gjithë në vend, pavarësisht nga ngjyra e tyre e lëkurës ose besimi, se të drejtat e tyre themelore do të respektohen.
Top Channel