Mehmetaj në Open: Në manifestin e Metës kishte më shumë mbështetës të PS sesa PD-së dhe LSI-së
02/03/2020 22:52
Debatet janë të shumta në Open në Top Channel teksa po diskutohet për manifestin që u zhvillua sot.
Ish deputeja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Keti Mehmetaj, bëri një deklaratë të fortë në Open duke thënë se në këtë miting kishte më shumë anëtarë të Partisë Socialiste sesa PD-së dhe LSI-së.
Presidenti Ilir Meta foli për të gjithë shqiptarët. Ju nuk ishin aty, por e dini ju që në atë manifest kishte më shumë mbështetës të Partisë Socialiste sesa Partisë Demokratike apo LSI-së- tha Mehmetaj.
Top Channel