Komisioni Europian njoftoi se blloku është gati të marrë çdo masë të nevojshme për të menaxhuar krizën e shpërthimit të koronavirusit, dhe impaktin që mund të ketë ajo në ekonomi. BE-ja e rriti nivelin e rrezikut nga Covid 19, e këtë e pohoi the Ursula von der Leyen.
Rreziku është rritur nga “I moderuar“, në “I lartë“. Me fjalë të tjera, virusi po vazhdon të përhapet.
Me keetee pohim, ajo iu referua raportit të agjensisë së BE-së për parandalimin e sëmundjeve, ECDC. Komisionerja europiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides deklaroi se 2,100 raste të koronavirusit janë konfirmuar në 18 prej 27 vendeve të bllokut, dhe se gati 40 qytetarë europianë kanë vdekur nga sëmundja.
Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni tha nga ana tjetër se duhet të ketë një “përgjigje të koordinuar fiskale nga vendet europiane“. Covid-19 është më vdekjeprurës se gripi, që nuk është pjesë e grupit të koronavisurëve, por shumë më pak vdekjeprurëse se MERS-i apo SARS-i. Dr. Anthony Fauci, shefi i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në Insitutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) krahasoi shkallën e vdekshmërisë mes COVID-19, gripit dhe llojeve të tjerë të koronaviruseve. Vetëm 0.1% (një për çdo një mijë pacientë) e të prekurve nga viruset që shkaktojnë gripin sezonal vdesin si rezultat i komplikacioneve, krahasuar me 2% të atyre që preken nga COVID-19 (dy në çdo 100). Vdekshmëria nga SARS-i ndërkohë shkon nga 9% deri në 10% dhe nga MERS-i, që është më vdekjeprurësi, në rreth 36% e pacientëve.
Top Channel