Përhapja e koronavisurit në Itali anuloi pa afat Komisionin e Venecias, por Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se çdo bëhet më fatin e mbledhjeve të lëna pezull për shkak të virusit që preku shumë vende të botës.
Për shkak të rrezikut ende evident, Byroja e Zgjeruar e Komisionit te Venecias ka vendosur të mos mbajë sesionet e parashikuara, mbledhjet apo takimet e tjera të zakonshme, por mendimet dhe opinionet më urgjente te kërkuara nga shtetet do të miratohen dhe dërgohen në mënyrë të shkruar.
Në datat 20-21 mars sesioni plenar që do mbahej në Venecia do miratonte opinionin për procedurën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, ndërkohë që Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar se do ishte vetë prezent në mbledhje për të paraqitur fakte, sipas tij të shkeljeve antikushtetuese nga ana e mazhorancës me procedurën e zgjedhjes te trupës kushtetuese.
Po ashtu në të në të njëjtat data, Komisioni i Venecias do të shqyrtonte dhe jepte një mendim edhe për paketën antishpifje.
Top Channel