Koronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin se do të ketë efekte të rënda tek eksportet dhe zinxhiri i prodhimit e furnizimit.

Efektet e Covid 19 po I kujtojnë ekonomistëve kapitullimin e sistemit financiar në vitin 2008, kur falimentoi Banka  Lehman Brothers, thotë DW. Shumë vetë asokohe kuptuan, se sa i brishtë është sistemi financiar. Si pasojë u bënë ndryshime në strukturat financiare. “Një gjë e tillë mund të kristalizohet edhe tani pas korovirusit “, thonë ata.

Pasojat ekonomike epidemia i ka për shkak të masave drakoniane të autoriteteve dhe firmave, për të penguar përhapjen e mëtejshme të virusit duke kufizuar udhëtimet apo mbyllur fabrika. Nga kjo vuajnë më shumë sipërmarrjet që janë të lidhura me rrjetet ndërkombëtare apo ato të eksportit. Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire e shikon lëndueshmërinë e zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit për shkak të epidemisë madje edhe si “Game Changer” për globalizimin – një ngjarje që mund të ndryshojë tërësisht zhvillimet e deritanishme. Shpërthimi i krizës e pasojat e epidemisë kanë nxjerrë në pah sipas tij një varësi “të papërgjegjshme dhe jo të arsyeshme” nga Kina. Ndërsa presidenti i Dhomës Europiane të Tregtisë në Kinë,  Jörg Wuttke ka thënë se pasojat ekonomike për shkak të virusit “do të jenë edhe më të mëdha nga sa  mendojnë shumë vetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA