Të arrestuarit e “Mezhgoranit”/ Kërkohet ndryshimi i gjyqtarit, shok shkolle me një nga të pandehurit
01/03/2020 13:04
Është shtyrë për në orën 13:30 dhënia e masave të arrestit për të pandehurit e dosjes “Mezhgorani”.
Në sallën e gjyqit është kërkuar ndryshimi i gjyqtarit, pasi gjyqtari Dritan Hasani duket se ka konflikt interesi në raport me njërin nga të pandehurit.
Sipas avokatëve u provua se gjyqtari Hasani ka qenë shok shkolle me një prej të akuzuarve.
Gjyqtari Hasani deklaroi në sallën e gjyqit se ka qenë shok shkolle me z. Betim Shkupi i ndaluar dje.
Ndërkohë Prokurori Asllan Bajramaj tha se duhet të prevalojë zhvillimi i procesit. Gjate kësaj pauze pritet të merret vendimi se si do të vijohet më tej.
Top Channel