Igli Levani jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavirusit, por tani situata po I kthehet normalitetit.
“Të dielën kishte panik, njerëzit u alarmuan disi. Autoritetet vendosën në dispozicion numra telefoni. Eventet publike janë limituar pothuajse drejt zeros. Kompanitë kanë dërguar punonjësit të punojnë nga shtëpia. Apo po të shkosh në restorante besoj se gjen më pak njerëz, por tani situata është qetësuar njerëzit thjesht kanë limituar lëvizjet dhe po marrin produkte higjenizuese. Disinfektantë dhe maska” , thotë Igli Levani.
Me largimin e frikës, Igli vijon të tregohet i kujdesshëm ndaj virusit ngjitës.
“I frikësuar jo, jam thjesht vigjilent. Thjesht po zbatoj, po vendos në praktikë gjërat që na kanë komunikuar. Milano është diku te 3 milionë banorë, personat që janë në spital janë diku te 300 kështu që mendoj se ke më shumë shanse të fitosh llotarinë se të kapësh virusin”.
Si dhe koronavirusi, sipas ekspertëve, prek më së shumti personat që vuanin më parë nga sëmundje kronike apo moshën e tretë, ndaj thotë Igli, Shqipëria është me sigurt.
“Shqipëria ka një popullsi më të re dhe është më e favorizuar nga kjo pikëpamje. Gjithësesi le të jenë njerëzit vigjilentë e të dëgjojnë autoritetet” ,
Top Channel