Kurti: Kemi një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë

01/03/2020 08:26

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur të shtunën në Prevallë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qeveria ka gati në draft një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.

Kryeministri ka theksuar se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këtij janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA