Pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe, ashtu siç po kërkon SHBA-ja, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell e ka mirëpritur qëndrimin në fjalë.
“Një fillim shumë i mirë. Isa Mustafa, lider guximtar. Heqja e tarifës do të ishte një fillim i shkëlqyer për më shumë përparim. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të çohet përpara derisa të largohen tarifat”, shkruan Grenell në Twitter.
Very good thread. @IsaMustafaKS is a courageous leader. Dropping the tariffs tomorrow would be a great beginning to much more progress – and it would move quickly. But economic development can’t move forward til the tariffs are dropped. https://t.co/mWAmDyGfek
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 1, 2020
Top Channel