I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte ish- Presidenti i Republikës Bamir Topi. Në studio u fol në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendi tonë.

Me datë dy mars Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen në një manifestim mbarëkombëtar. Madje me anë të këshilltarit të tij, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në shesh të pajisur me flamuj kuqezi, duke shtuar se manifestimi do të jetë paqësor dhe evropian. Duke parë dinamikën e zhvillimeve, drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja pyeti ish- presidentin Topi, se a do të jetë protesta e dy marsit e përngjashme me atë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë dhe katër persona. Topi u shpreh se parashikon një ngjashmëri midis dy protestave. E gjithë kjo krizë politike sipas tij, vjen pasi nuk ekziston një kulturë politike qytetare, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet. Gjithashtu ai akuzoi se një pjesë e mirë e politikanëve kryesorë në vendin tonë, kanë një tendencë për të uzurpuar gjithçka.

“Natyrisht ngjarjet nuk përsërisin motamo njëra-tjetrën, por ajo që shihet në beground dhe që është bërë shkak i mjaft ngjarjeve të hidhura që kanë të bëjnë me destabilitetin e klimës politike në përgjithësi dhe të institucioneve në veçanti. Lidhet patjetër me vullnetin politik të palëve. E parë nga ky këndvështrim edhe sot që kanë kaluar nëntë vite nga ajo situatë. Unë mendoj që origjinën e të gjithë problemeve e kemi të gjithë, në mungesën e një kulture politike qytetare, e një vullneti për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet, e një dëshire patologjike për të qenë protagonist dhe uzurpues të gjithçkaje. Mjafton që ta kesh këtë mundësi dhe politikanët kryesor të këtij vendi, një pjesë të mirë e të cilëve unë i kam njohur më nga afër, kanë këtë lloj disproporcioni të shkojnë dhe të uzurpojnë gjithçka. Unë besoj që jemi absolutisht në këtë klimë”, u shpreh Bamir Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA