Të hënën me 2 mars deputet e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme për taksën 100 për qind ndaj produkteve serben dhe boshnjake.
Kjo ka qenë kërkesa e 41 deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate që të diskutohet për mos largimin e taksës.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka njoftuar kryesia e kuvendit ka miratuar kërkesën që seanca të mbahet të hënën në ora 11 ashtu sic kanë kërkuar partitë opozitare.
“Në jemi pro heqjes së taksës pasi nuk mund të rrezikohet partneriteti strategjik me SHBA dhe BE për shkak te një çmimi te një produkti. Qëndrimi i Kosovës ne dialog merret bashke me partneret e koalicionit dhe duhet të flasim një zëri. Dallimet e vogla do të tejkalohen pasi koalicioni është duke funksionuar aktualisht”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Top Channel