Investimet e reja, dy rrugë të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi
28/02/2020 10:09
Bashkia e Tiranës po punon intensivisht nëpër rrugët e kryeqytetit duke iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve.
Specialistët e Ujësjellës Kanalizime kanë ndërhyrë në rrugën “Veli Dedi” duke eliminuar defektin në rrjet si dhe në rrugën “Don Bosko”, duke zëvendësuar linjën e vjetër te ujësjellësit me një të re.
Ndërhyrja bëhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore, si dhe rrit kapacitetin furnizues me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave.
Puna për investime të reja vijon çdo ditë në kryeqytet nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ujit të pijshëm për konsumatorët.
Top Channel