Të premten më 28 shkurt është afati i fundit që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti të plotësojnë formularët për të përfituar nga programi i rindërtimit.
Aplikimet kanë nisur një muaj më parë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sportelet janë hapur pranë njësive administrative. Autoritetet thonë se është bërë njoftimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti, sidomos i palëve që trajtohen me bonus qiraje.
Në të gjithë vendin janë rreth 11 mijë e 500 njësi banimi të prishura ose plotësisht të shkatërruara që duhet të rindërtohen, ndërkohë që mbi 83 770 njësi të tjera të dëmtuara më lehtë duhet të riparohen. Dëmi financiar për sektorin e strehimit llogaritet në 696 milionë euro, ndërkohë nga qeveria po përgatiten planet për zonat e rindërtimit. Ndërhyrja e parë pritet të jetë në qytetin e Laçit, ku do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re me donacionet e qeverisë turke.
Top Channel