Gazetarja Godole në Top Talk: Nexhmije Hoxha në burg jo për kafe por për përgjegjësi politike, drejtësi e dështuar

27/02/2020 19:59

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar pedagogia e gazetarisë Jonila Godole. Në studio u fol mbi vdekjen e të vejës së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare.

Nexhmija, është akuzuar në vitin 1992 për abuzim fondesh dhe dënohej asokohe me 11 vite heqje lirie, prej të cilave bëri vetëm 5 vite, pasi përfitoi nga amistitë e ndryshme dhe ndryshime të kodit penal. Megjithatë gazetarja Godole u shpreh se ishte normale për statusin që përfaqësonte Nexhmija, që të përfitonte më shumë sheqer dhe kafe, akuza këto që e veja e diktatorit Hoxha u fut në burg.

Godole i konsideron këto akuza si një pretekst për të larguar presionin e ushtruar nga të përndjekurit politik, në drejtim të qeverisë, që në atë kohë përbëhej nga Qeveria e Stabilitetit (qeveri e një koalicioni pesë partiak që drejtoi Shqipërinë në vitin 1991) . Unë thotë gazetarja mendoj se Nexhmija duhej futur në burg për krimet në bashkëpunim që ka pasur gjatë gjithë karrierës së saj, duke nisur nga lufta, e duke përfunduar gjatë 40 viteve të udhëheqjes së saj në sistemin komunist.

“Në rastin e Nexhmije hoxhës ka qenë tek abuzimet me fondet, tek korrupsioni dhe shpërdorimi i fondeve. Nuk diskutohej që në çastin që ti ishe familja më e rëndësishme e Shqipërisë atëherë. Për të cilën punonte edhe blloku vetë dhe e gjithë Shqipëria, normalisht që ti do të kishe tabulata le të themi telefonike më të larta, do të konsumoje më shumë sheqer dhe kafe, kjo ishte qesharake. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë gjithmonë në historinë e njerëzimit, disa kriminelë dhe krime në fakt të rënda. Po ashtu shumë kriminel të njohur nuk është se janë dënuar për krimet e tyre, por gjithmonë është kapur dikur një gjë shumë banale për t’i futur ata në burg. Në këtë rast besoj unë, kjo u gjet si një sajesë dhe mund të ketë qenë një kusht që të përndjekurit e asaj kohe ja kanë vendosur atëherë qeverisë, që të paktën të bëhej një dënim dhe nga ana simbolike të dënohej Nexhmije Hoxha. Duke qenë se nuk kishte firma, kjo ishte e vërtetë. Deri më tani nuk ka dokumeta që ajo mund të ketë firmosur diçka. Normalisht që iu sajua kjo gjë që ishte e vërtetë por abuzimet si ka bërë vetëm ajo, por që të gjithë. Nexhmije Hoxha duhej futur në burg, por unë do të kisha qenë që ajo të futej në burg për krimet në bashkëpunim që ajo ka pasur gjatë gjithë karrierës së vet, duke nisur nga lufta e gjatë 40 viteve që ajo ka qenë në sistem”, u shpreh Jonila Godole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA