Aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi, u nderua mbrëmë me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga Republika e Francës.
Me lot emocionesh, Dobroshi pranoi dekoratën nga ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel sot në Rezidencën e Francës në Prishtinë.
Më këtë titull protagonistja e filmit “Lorna’s Silence” u vlerësua për përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë gjatë karrierës së saj, tha ambasadorja Christine-Butel.
Titulli “Kalorëse e arteve dhe letrave” është një nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës për artistët që përmes artit kanë kontribuar në shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.Kjo dekoratë është urdhër i Saint-Michel i shpallur mes viteve 1469 dhe 1830.
Dobroshi është aktorja e parë kosovare në histori që eci në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe Festivalin e Filmit Sundance.Filmat e saj më të njohur janë “Lorna’s Silence”, “Baby”,” Magic Eye”, The Sadness of Mrs. Snajdrova”, “Vera”, “Late Bloomers”, “A Lady Day” etj.
Top Channel