25/11 11:05
Në dasmat tradicionale shqiptare kënga “Nën një portokalle moj” është një ndër më të preferuarat.
Por kjo këngë kësaj here i ka ‘rrëmbyer’ zemrën edhe publikut gjerman. Në videon e bërë virale në rrjet shihet se si një orkestër gjermane që interpreton këngën popullore në një festival në Gjermani pëlqehet shumë.
Nga ana tjetër ovacionet e publikut nuk janë kursyer dhe shikohen teksa e kanë shoqëruar muzikën me duartrokitje. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.
Top Channel