Sot, në ditën e dhjetë të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, këta të fundit rezufojnë shërbimin mjekësor.
Sokol Dautaj, një prej drejtuesve të protestës thotë se është thyer çdo lloj besimi, ndërkohë që kanë lënë një afat dhe nuk e kanë zbatuar.
“Duke parë që politika nuk reagon, do t’u drejtohemi ambasadave. Në qoftë se deri dje kërkuam tre paga, tashmë ne kërkojmë paga totale. Do marr rrugët e Evropës, nuk punoj më këtu sepse s’ka zgjidhje”, shprehen grevistët.
Ndërkohë pak minuta më parë është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit Jonuz Mucaj, një prej grevistëve. Mësohet se Mucaj ka shkuar disa herë në urgjencë, pasi ka probleme me hipertensionin, por megjithatë ai refuzon të heqë dora nga greva.
Top Channel