Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me shkëmbimin e letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për media ka theksuar se shkëmbimi i letrave mes Thaçit dhe Anders Fogh Rasmussen, lidhur me FSK-në, është shkelje flagrante dhe se me këtë duhet të merren organet e drejtësisë.

Kurti ka bërë të ditur se para se të shkoj në Konferencën e Mynihut është përpjekur ta takojë presidentin Thaçi.

“Para se të shkojë në konferencën e Mynihut unë jam përpjekur që ta takojë presidentin e Kosovës në mënyrë që të dakordohemi për politikën e jashtme, edhe sot jam i interesuar e të takohem.

Prej 3 shkurti, është Qeveria e re, ku u bë ndryshimi i madh politik. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, por atë e udhëheqi unë, politika e jashtme nuk është vetëm Serbia. Unë insistoj se duhet të jemi njëzëri me presidentin në politikën e jashtme. Shkëmbimi i letrave është shkelje flagrante, që do të duhej të merren organet e drejtësisë. Nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR-it, FSK dhe NATO janë gjithmonë bashkë. Shqetësimi ka të bëjë më një zotim të një anashëm të ish-kryeministrit Thaçi, tashmë president”, deklaroi Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA