OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						Filipinasit thjesht përkulin kokën dhe spërkaten me hi në vend që t’u vizatohet një kryq në ballë, në të mërkurën e hirit, ndërsa bastioni i katolicizmit në Azi po ruhet nga përhapja e koronavirusit.
Liderët e kishës në Filipine i kërkuan priftërinjve të ndryshonin ritin në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e përhapjes së virusit që i ka marrë jetën deri më tani më shumë se 2700 personave, kryesisht në kinë. Që nga shpërthimi, që ka rezultuar në tre raste të infeksionit dhe një viktimë në Filipine, kishat u kërkojnë po ashtu besimtarëve të mos kapen dorë më dorë gjatë meshës.
“Kjo më bën të ndjehem e sigurt”, thotë Uendi Tamidles, një studente 19-vjeçare.
Ajo është një nga mijëra njerëzit, disa me maska kirurgjikale, që ishin mbledhur në kishën Baclaran në Manila për meshën, të mërkurën. E mërkura e hirit shënon fillimin e kreshmeve të mëdha, që i paraprijnë pashkës dhe besimtarëve katolikë u vizatohet një kryq me hi në ballë. Filipinet janë një vend katolik ku 80 për qind e banorëve thuhet se janë besimtarë.
Në degën unike të besimit atje, përfshihet edhe inskenimi i përvitshëm i kryqëzimit të Jezu Krishtit. Zyrtarët e kishës kanë rekomanduar të mos puthet apo preket kryqi, gjatë meshave të së premtes së mirë, që është në fakt një praktikë e zakonshme.
Top Channel