Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci së bashku me deputetët Ariana Musliu-Shoshi dhe Driton Selmanaj kanë zhvilluar takime në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Ka qenë deputetja Musliu-Shoshi që ka njoftuar përmes një postimi në Facebook në lidhje me këtë takim.

Ajo tha se temë diskutimi ishin sfidat të cilat e presin qeverinë e re, roli i opozitës dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

“Së bashku me koleget, Arbërie Nagavci dhe Driton Selmanaj takuam kongresistët z. David Price, znj. Garol Miller, përfaqësuesin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), z. Robert Benjamin dhe znj. Gretchen Brikle përfaqësuese e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)”, shkroi Musliu-Shoshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA